Ora News – Mjekimet e gabuara, në gjashtë muaj, 30 çështje në Gjykatën e Tiranës

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Muajt e fundit, në Prokurori dhe në Gjykata ka rritje të numrit të përsonave që ngrejnë padi për mjekim të gabuar. Vetëm në gjykatën e Tiranës janë në gjykim 30 çështje për këtë pretendim. Por, presidenti i urdhërit të mjekëve analizon një sërë problemesh dhe mangësish në sistemin e shëndetësisë si: mungesa e siguracioneve të profesionit për dëmshpërblimin e pacientëve, mungesën e vetëdeklarimeve të mjekëve për gabimet e bëra në protokollin e mjekimit, si dhe mungesën e mjekëve klinicitë në gjykatë.
Enver Haka: E padiskutueshme që është faji i mjekëve. të më iki fëmija 25 vjeç? tani që po flas me ju po prishet mishi?
Ky është Enver Haka, babai i të ndjerës Doriana Hakës 25 vjeçarja që humbi jetën vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. Çështja është ende ne gjykatën Tiranës ku të akuzuar janë dy mjek të maternitetit ?Koco Glozheni?, anestezistja dhe kirugu.
Po ky nuk është i vetmi rast që ka përfunduar në dyert e drejtësisë me pretendimin për mjekim të gabuar. Për gjashtë muaj, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 30 padi nga familjarë të pacientëve pasi pretendojnë për mjekim të gabuar që në shumë raste ka patur pasoja fatale për jetë.
Ndryshe nga vende të tjera, në Shqipëri sistemi shëndetësor nuk mundëson mbrotjen e pacientëve pa iu drejtuar urdhërit të mjekut apo gjykatës. Mjekët nuk vetëdeklarojnë gabimet mjekësore, për të analizuar situatën dhe për të shmangur një rast tjetët me pasoja të parikuperueshme shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/784494/

Share This Video


Download

  
Report form