Kompania koncesionare e aeroportit të Rinasit nuk e ka njoftuar në kohë policinë për grabitjen e ndodhur në pistën e saj. Pavarësisht se TIA pretendoi sot se e ka dhënë alarmin gjatë kohës kur grabitësit ndodheshin në vendngjarje Report Tv zbulon raportin e vet TIA për policinë të datës 30 qershor kur rezulton se alarmi është dhënë një minute pasi grabitësit kishin dalë nga porta e perimetrit të aeroportit
Kompania koncesionare e aeroportit të Rinasit TIA pretendon se alarmi i është dhënë policisë ndërsa grabitësit ishin ende brenda perimetrit të brendshëm të aeroportit.
Por pikërisht këtu TIA nuk thotë të vërtetën. Sipas pamjeve ekskluzive të transmetuara në Report Tv makina e kuqe e grabitësve hyn në rrethimin e aeroportin në orën 14:24 minuta, kryejnë grabitjen të pa shqetësuar dhe fiks në orën 14:27 makina e tyre del nga perimetri rrethues.
Por në cfarë orë jepet alarmi për policinë nga TIA? Sipas raportit ditor të 30 qershorit të përgatitur nga TIA, kopjen e të cilit disponon Report Tv, alarmi i jepet policisë në orën 14:28, pra një minutë pasi grabitësit kishin dalë nga perimetri i aeroportit dhe 4 minuta pasi ata kishin hyre ne aeroport.
Ndërkohë reagimi i sotëm i TIA është i paqartë dhe në një tjetër pikë. Përfaqësueja e TIA tha sot se për sa i takon ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në territorin jashtë gardhit rrethues të aeroportit - kjo është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e forcave të policisë së shtetit.
Eshtë e vërtetë që për territorin jashtë gardhit të aeroportit përgjigjet policia por përfaqësuesja e TIA harroi të përmendtë dhe faktin se sipas marrëveshjes koncesionare të vitit 2004, kontrolli i pikave të hyrjes është përgjegjësi vetëm e shoqërisë ose operatorit te caktuar me nënkontraktim.
Dera ku hynë grabitësit përbën padyshim një pike hyrje ne aeroport ndërsa ne ditën e grabitjes në atë hyrje nuk ndodhej askush nga kompania koncesionare apo firma e kontraktuar nga ajo pavarësisht se marrëveshja e 2004 i jep të drejtën ekskluzive për kontrollin e te gjitha pikave te hyrjes.