Pesë të arrestuarit pas grabitjes n�" />
Pesë të arrestuarit pas grabitjes n�"/>

Ora News – Vjedhja në aeroport, Gjykata e Krujës vendos "arrest me burg" për pesë të arrestuarit

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë të arrestuarit pas grabitjes në Rinas kanë dalë para gjykatës së Krujës ku u është caktuar masa e sigurisë. Të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat ndërsa avokatët e tyre kanë kërkuar lirimin me argumentin se nuk kanë kryer asnjë shkelje, duke ia lënë përgjegjesinë policisë për të ruajtuar perimetrin e jashtëm të pistës dhe reagimin pas ngjarjes. Ndërkohë vijojnë hetimet për autorët e grabitjes. Nga verifikimet e para dyshohet se kemi të bejme me te njejtin grup që kanë kryer edhe grabitjet e fundit të kesaj natyre.
Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për 5 të arrestuarit pas ngjarjes në Rinas, ku persona të armatosur dhe të maskuar grabitën një sasi të konsiderueshme valute në pistën e aeroportit.
Masat për Kujtim Picarin shoqëruesi i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë dhe Vangjel Nikollën drejtor i shërbimeve aeropotuale në Rinas u shqyrtuan nga gjyqtarja Enkeljeda Hoxha, e cila vendosi masën ?arrest me burg? pas kërkesës së prokurorit të çështjes.
Mësohet se të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat për shpërdorim detyre, ndërsa avokatët e tyre janë shprehur jashtë seancës se përgjegjësia për ngjarjen nuk është e tyre pasi ata nuk kanë kryer asnjë shkelje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-shtyhet-masa-e-sigurise-per-2-nga-5-te-ndaluarit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS