Report TV - INSTAT: Bie papunësia, 4.3% më pak punëkërkues në muajin Mars

Report TV 2016-07-19

Views 0

Numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në tremujorin e parë 2016 është 4,3 % më i ulët se sa në të njëjtin tremujor të vitit pararendës. Në krahasim me tremujorin e katërt 2015, ky tregues paraqitet me ulje prej 6,2%. Sipas buletinit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit, shkalla e papunësisë së regjistruar është 12%.

Lidhur me treguesit e turizmit për tremujorin e parë, INSTAT raporton se në territorin shqiptar hynë 561.948 shtetas të huaj, 15,3 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton 58.715 vizitorë, ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë ky numër ishte 47.646 vizitorë.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar në total 421 aksidente. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti me parë ky tregues është rritur 10,5 %, i shoqëruar dhe me rritjen e numrit të personave të aksidentuar me 3,4 %. Numri i personave të vdekur në aksidentet rrugore është 54.

Share This Video


Download

  
Report form