“Reforma, jo vetëm në letër” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori ne detyre i prezencës se OSCE ne Shqipëri Robert Wilton deklaron se reforma ne drejtësi po jep shenja progresi, por me e rëndësishme sipas tij është qe reforma te gjeje zbatim pasi te jete miratuar ne parlament.?Jam shumë i kënaqur që kemi shenjat e progresit në reformën e drejtësisë, që kërkohet përzemërsisht nga populli i cili po tregon shumë durim në këtë proces. mesazhi im kryesor është që në fund të fundit kërkohet edhe zbatimi i reformës, vetëm në letër nuk mjafton. Kërkohet zbatimi praktik, në çdo sallë gjykate në Shqipëri. Jam i bindur që në fund të fundit partitë janë të vetëdijshme që populli kërkon reformë, kemi për të arritur diçka të përshtatshme dhe ka qenë një efort i përbashkët nga shumë ekspertë shqiptarë, ndërkombëtarë, BE, amerikanë, OSBE?.I pyetur nga gazetaret nëse reforma do te miratohet me 21 Korrik, ambasadori tha se ajo nuk përfundon ne parlament, por ajo ka një rruge te gjate përpara. Nëse do te ketë deputete qe nuk do e votojnë, për ambasadorin Wilton ata duhet te japin llogari para zgjedhësve te tyre.?Të gjithë thonë se kërkojnë reformë. Unë shpresoj që procesi vazhdon pas datës 21. Procesi nuk përfundon me reformën në kuvend. Në një sistem demokratik çdo palë ka interesat e veta dhe angazhohen së bashku për një proces kompromisi, është demokraci, por ata janë të zgjedhur dhe janë përfaqësues të popullit.?Këto komente ambasadori Robert Wilton, i beri sot pas një takimi me kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filo.

Share This Video


Download

  
Report form