Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e shenjtë të Fiter Bajramit.
Veliaj falenderon të gjithë ata që sakrifikuan sepse e kanë bërë Tiranën më bashkëpunuese dhe më të mirë.
?Përtej asaj që kemi parë është edhe një pjesë tjetër solidariteti, në mensat sociale të Bashkisë. Në ditë të tilla ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Dua të falenderoj të gjithë ata që në këtë muaj sakrifikuan për të qenë më solidarë, dua t?i falenderoj pasi e kanë bërë Tiranën më solidare. Uroj të gjithë shqiptarët që ky Bajram t?i gjejë mirë dhe të bashkuar?, shprehet Veliaj.
Edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha se ka një solidarizim të madh për të ofruar ndihmë ndaj atyre që janë në nevojë.
Urime për besimtarët myslimanë ka përcjellë edhe kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi.
?Në emër të Qarkut të Tiranës, uroj Bajramin, dhe kjo ditë na sjelltë sa më shumë solidaritet e pozitivitet?, shprehet Dalipi.