Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përfundim të Samitit të Parisit kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 5 vende të rajonit kanë mbështetur propozimin e Shqipërisë për të hequr taksat për shkëmbimet tregtare. Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se nga kancelarja gjermane dhe presidentit francez është garantuar se zgjerimi i unionit do të vazhdojë. Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë euorve për rehabilitimin e hekururdhës Tiranë Durrës, si edhe i 1 mln eurove për ngritjen e Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kryequtetitn shqiptar.
Nga shtatori shkëmbimet tregtare mes 6 vendeve te Ballkanit, Shqipërisë, Bosnjë Hercegocninës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë do të jenë të lira dhe të përjashtuara nga taksat.
Në Samitin e Parisit, këto shtete kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka sugjeruar shtrirjen e praktikes që po zbaton Tirana me Prishtinën, për ti dhënë shtysë bashkëpunimit ekonomik, përmes tarifave zero.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-heqim-tarifat-doganore-per-6-vende-te-ballkanit/