Katër foto të rralla që dëshmojnë momente nga homazhet e varrimit të Bajram Currit mund të hedhin dritë mbi detaje të panjohura nga ngjarje e bujshme e prillit 1925, ku Bajram Curri u gjet i vrarë (apo i vetëvrarë) në një shpellë në malësitë e Gjakovës.
Fotot ruhen në një dosje në Arkivin Qendror të Shtetit së bashku me dy foto të tjera që tregojnë trupin e pajetë menjëherë pasi e kanë gjetur të vdekur në shpellë.
Shënimet pas këtyre fotove nuk japin detaje mbi ngjarjen, as për momentin e fotografimit, por detajet në fotografi dëshmojnë për dy momente të ndryshme fotografimi: Momenti i parë pasi është vrarë, që tregon Bajram Currin me një kostum stofi të errët e të vjetër, me pjesën e sipërme të kokës krejtësisht të dëmtuar e të mbuluar me fasha të bardha.