Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre mujori i parë i këtij viti regjistron nje rritje dramatike te numrit te aksidentet rrugore në Shqipëri krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit te shkuar. Ato sipas INSTAT janë rritur me 10.5%, ndërkohë qe raportohet edhe rritje me 3.8 % të numrit personave që kane humbur jetën në këto aksidentete. Shkaku është drejtimi i gabuar i automjetit në pjesën më të madhe, ndërkohë që policia dhe Ministria e Transporteve ka kohë që janë përfshirë në një debat mbi mungesën e sinjalistikës rrugore.
Instituti i Statistikave raporton shifra tronditëse në lidhje me aksidentet në vend në tremujroin e parë të këtij viti.
Raportohet se ato kanë pësuar një rritje me 10.5% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por ajo që bëhet edhe më shqetësuese sipas këtij raporti, lidhet me faktin se këto aksidente janë shoqëruar edhe me rritje të numrit te personave që kanë humbur jetën me 3.8 % krahasuar kjo me tre mujorin e parë të 2015.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/beteja-e-humbur-me-aksidentet-raporti-dramatik-i-instat-u-rriten-me-10/