Siguria e dobët e aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza? në disa raste ka shqetësuar dhe shefin e komisariatit të Rinasit, Ermal Milori, i cili shqetësimet e tij për hyrje-dalje të automjeteve civile, i ka paraqitur tek shefat e TIA më 24 mars. Këto shqetësime vijnë vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit ku u vranë dhjetëra persona.