Report TV - Kodheli: Rrethimi i aeroportit vijë kufitare, s'duhet të kishte roje private

Report TV 2016-07-19

Views 0

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë konferencës me mediet rreth Samitit të Varshavës e pyetur nga gazetarët për grabitjen në Rinas ka deklaruar se rrethimi i aeroportit është një vijë kufitare dhe nuk do duhet të ishte nën kontrollin e rojeve private siç bëhet prej kohësh.

Kodheli është shprehur: ??Çështja ka kaluar në dorë të Prokurorisë dhe sigurisht që është Prokuroria ajo që do të nxjerrë në pah të gjitha mangësitë dhe përgjegjësitë e kësaj që ka ndodhur. Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një vijë kufitare dhe vijë kufitare do të thotë nuk e di nëse duhet të ishte lëne me vite me roje private. Me gjithë respektin për të gjithë atë që e bëjnë këtë punë por unë besoj se kalimi i një vije kufitare mbart me vete edhe disa elementë të tjerë. Në fakt, ju besoj të gjithë udhëtoni dhe shikoni se çfarë masa sigurie ka në aeroportet e botës sot, e megjithatë unë u siguroj se aeroporti Kemal Ataturk në Stamboll konsiderohej një ndër 5 aeroportet më të sigurta në botë dhe ndodh ajo që ka ndodhur, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të shikojmë se ku i kemi dobësitë edhe se si duhet të vazhdojmë ta forcojmë këtë gjë??.

Share This Video


Download

  
Report form