PE miraton propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Jashtëm ne Parlamentin Europian miratoi me 36 vota pro propozimin e Komisionit Europian per liberalizimin e vizave per Kosovën. Lajmin e dha raportuesja per Kosovën ne parlament, Ulrike Lunaçek, permes nje postimi ne rrjetet sociale, duke deklaruar se tani eshte radha e politikaneve kosovare per te vepruar. Prishtina duhet të shënojë progres në dy çështje te rëndësishme, ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe ne luften kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Një ditë më parë, raportuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, paralajmëroi se pa ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit nuk do te kete heqje te vizave dhe se votimi duhet te ndodhe përpara vjeshtës. Megjithatë kjo çështje nuk ka kaluar ende per miratim ne kuvendin e Kosovës. Per ratifikimin kërkohen 2/3 e votave, ose 80 deputete, por opozita e kundërshton ashpër paktin. Per ministrin e Integrimit, Çollaku tashme nuk duhet humbur kohe. Presidenti Thaçi ne rrjetet sociale e vlerësoi votimin e kësaj te enjteje, moment historik per Kosovën. Por pas votimit ne komision, perpara se te hiqen vizat per qytetaret e Kosovës, pritet nje vendim pozitiv edhe nga Parlamenti Europian dhe Keshilli Europian.

Share This Video


Download

  
Report form