Kontrata koncesionare me TIA - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa vijojnë akuzat e ndersjelleta për përgjegjësit e supërgrabitjes se Rinasit, kontrata e koncesionit i ka te specifikuara te drejtat, detyrimet si dhe rastin kur qeveria mund ta anuloje atë. Vizion Plus ka zbardhur kete kontrate, e cila i jep të drejtë qeverisë ta zgjidhë atë, nëse shkelen kriteret e sigurisë dhe ato nuk riparohen. Ne dy teste te kryera ne kohe te ndryshme, siguria ka rezultuar me shumë probleme. Koncesionarit i është lene detyre te rregullojë defektet, por ajo nuk e ka bere ne 30 dite pune sikundër parashikon kontrata.Zgjidhja nga Qeveria e Shqipërisë ne Rastet e Veçanta te Mospermbushjes nga Shoqëria: (i) kur nje Shkelje Thelbësore nga Shoqëria qe ka ndodhur dhe po vazhdon per 30 Dite Pune njera pas tjetres pas dates se njoftimit te vlefshëm per riparim te leshuar nga Qeveria e Shqiperise.Me shkelje thelbësore kuptojmë kur: Shoqëria s?ka përmbushur detyrimet e saj lidhur me sigurine teknike dhe sigurimin ne perputhje me Shtojcen 39 (Sistemi i Administrimit te Sigurise ne Aeroport) dhe Shtojcen 44 (Kontrolli i Sigurise dhe i Bagazheve), përjashtuar Rastin e Forces Madhore, dhe nuk e ka ndrequr kete mospermbushje brenda pese (5) diteve pasi ka marre njoftim me shkrim nga Qeveria Shqiptare.Me tej kontrata përcakton se zona e koncesionit, ne aspektin e sigurisë eshte përgjegjësi e koncesionarit përfshire edhe hyrje daljet e per automjetet.Shoqëria do te jete përgjegjëse per sigurinë ne Zonën e Koncesionit. Shoqëria do të sigurojë që të gjitha hyrjet e sigurisë për automjetet, hyrjet për këmbësorët dhe crash gates janë sipas standardit.Një ditë më parë, Ministri i Transporteve Haxhinasto u pyet nëse qeveria do ta rishikojë kontratën me koncesionarin për shkak të këtyre shkeljeve, por ai zgjodhi t?i shmangej përgjigjes.

Share This Video


Download

  
Report form