Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish kreu i shtetit Alfred Moisiu mbështet nismën e një grupi deputetësh për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Qëndrimin e tij për ndryshim të formulës Moisiu e mbështet në disa argumenta, ku më kryesori është ai i dhënies fund të modelit të deritanishëm që politika e ka kthyer këtë në një pazar politik. Me këtë formulë nuk zgjedhim një kryetar shteti, por një nënpunës në presidencë shton ai.
Alfred Moisiu, ish president i Shqipërisë: Unë presonalisht kam qenë me kohë për ta zgjedhur Presidentin nga populli. Dhe dini pse? Për arsye se mënyra sesi zgjidhet Presidenti është kthyer në një pazar politik. Ne avash avash po shkojmë tek ajo që nuk zgjedhim një kryetar shteti, por po zgjedhim një nënpunës në Presidencë. Kryetari i Shtetit është kryetari i Shtetit dhe kushtetuta e përcakton se çfarë detyrimesh ka dhe si duhet të jetë. Pikërisht për të shmangur këtë pazarllëk, që për fat të keq ka ardhur duke u thelluar unë kam qenë dhe tani më vjen mirë që një grup deputetësh e kanë paraqitur si amendament për të bërë një ndryshim kushtetues dhe kjo do të ishte një arritje shumë e mirë. Alfred Moisiu, ish president i Shqipërisë: Reforma në drejtësi është një ndryshim i madh që po bëhet, por ama edhe zgjedhja e Presidentit është një ndryshim i madh që duhet ta bëjmë. Duhet ta bëjmë sepse po ta shprehim në gjuhë popullore, Presidenti duhet të jetë në rolin e plakut të shtëpisë. Në shqiptarët e dimë se çfarë është plaku i shtëpisë dhe e kuptojmë rëndësinë dhe vlerat e tij. Prandaj vulën për të zgjdhur një figurë të tillë duhet ta japë populli sepse populli nuk të zgjedh nëse ke probleme që nuk i shkojnë përshtat një figure që duhet të jetë kryetari i shtetit. Kodi Zgjedhor të rishikohet dhe të përshtat kushteve të reja, zhvillimit të vendit tonë dhe politikës në tërësi.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/moisiu-presidenti-te-zgjidhet-nga-populli-reforma-ne-drejtesi-bazike/