Ministria e Drejtësisë dhe KLD janë dy institucionet ku një person me aftësi të kufizuara e ka shumë të vështirë për të hyrë në ambiente të brendshme. Kjo për shkak të shkallëve që ndodhen para këtyre dy godinave.
Edhe Ministria e Ekonomisë nuk ka kushtet e duhura që një person me aftësi të veçanta të ketë akses në zyrat e këtij dikasteri, për të marrë shërbime të ndryshme.
Ministria e Mirëqenies Sociale, që është edhe ministria përgjegjëse për këtë kategori, ka krijuar kushtet për aksesin e personave me aftësi të kufizuar. Por jo në të gjitha katet e kësaj godine, një person me karrocë mund të hyjë.