Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në reagimin e tij të parë pas propozimit për vettingun nga ndërkombëtarët, kryeministri Edi Rama ka dhënë garancinë se shumica qeverisë do të votojë një reformë në drejtësi që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE.
Rama konfirmoi se propozimi i ri nuk është asgjë më shumë sesa propozimi i fundit që kishte bërë PD. Deklaratat Kryeministri i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar.
Edi Rama: Dua tu them vetëm që kjo është reformë historike dhe me një rëndësi strategjike për të nesërmen e vendin tonë. Nuk është reforma e një pale, por reforma e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE dhe nuk mund të jetë kurrë negociator i besueshëm në sytë e BE nëse nuk hedh themelet e një sistemi të ri drejtësie. Sa i përket vijave, ju siguroj se unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është përcaktuar nga SHBA-BE dhe që ka në esencën e vet proçesin e vettingut. për ne nuk ka qenë anjëherë problemI tek si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakort për çdo qasje që garanton pjesmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Venecias. Por thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet por sa i pastër do jetë burimi prej nga uji. Pra si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. Nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-konfirmon-propozimi-akomodon-kerkesen-e-pd-pse-nuk-thote-po-e-lumtur/