Rama: Votojmë propozimin e SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi morri propozimin e ri te formuluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, kryeministri Edi Rama, pranoi të flasë mbi ecurinë e reformës në drejtësi. Kreu i qeverisë, këmbënguli në rëndësinë e procesit të vetingut, skanimin profesional të gjykatësve dhe prokurorëve, duke lënë të kuptohet se nuk toleron mbi kapitullin në fjalë.Edi Rama: Por thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet por sa i pastër do jetë burimi prej nga uji. Pra si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. Nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.Rama garantoi se mazhoranca do të votojë një reforme drejtësie, e cila ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare.Edi Rama: PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE. Të jeni të sigurt që as SHBA dhe as BE nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme, formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur dhe stërpërsëritur pa pushim të PD. Dhe unë po habitem pse PD nuk po thotë Po e lumtur.Edi Rama ripërsëriti se vijat e kuqe nuk i përcakton ai, por janë të shënjuara nga SHBA dhe BE.Edi Rama: Sa i përket vijave, ju siguroj se unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është përcaktuar nga SHBA-BE dhe që ka në esencën e vet procesin e vetingut. Për ne nuk ka qenë njëherë problemi si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Venecias.Deklaratat kreu i qeverisë i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, gjatë të cilit u bëri me dije deputetëve detaje mbi propozimin e ri të ofruar nga ndërkombëtarët. Kreu i qeverisë theksoi se reforma në drejtësi gëzon mbështetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Share This Video


Download

  
Report form