http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy shtetas shqiptar dhe nje malazez kane përfunduar ne pranga ne nje operacion te realizuar nga policia italiane ne zonën e Leces. Gjithashtu autoritetet kane sekuestruar edhe nje sasi prej 800 kg hashash, e cila ne treg kapte vlerën e 4 milionë eurove. Te arrestuarit akuzohen per trafik nderkombetar te lendeve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Karabinierët njoftuan se fillimisht kishin pikasur mjetin me te cilin udhëtonin dy shtetasit 2shqiptare, ku u sekuestruan nje sasi prej 150 kg hashash. Me pas, gjate hetimeve, policia sekuestroi ne nje apartament ne Lece edhe pjesën tjeter te drogës, prej 650 kilogramësh. Droga sipas policisë kishte si destinacion rajonet e Lombardisë, Piemontes, Venetos, Emilia Romanjes, Lacios, Toskanes e Abrucos. Ajo dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria.