Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Shkodres paraditen e së martës ndërsa 1 përson ka humbur jetën. Aksidenti I rëndë ka ndodhur rreth orës 10:35 të së martes në afërsi të urës së vjetër së Bunës përballë një karburanti në lagjen "Liria".
Automjeti veturë tip ?Benz? me targa AA 597 KR me drejtues Marjo Progni, 22 vjeç, banues në Shkodër, ka përplasur me pasojë vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë, rreth 60 vjeç.
I moshuari ka qënë duke lëvizur në anë të rrugës me bicikletë por në një moment tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe I pret rrugën automjetit I cili pavarësisht se tenton të frenojë nuk eviton përplasjen.
22-vjeçari është ndaluar menjëherë për t'i ardhur në ndihmë të aksidentuarit por përplasja ka qënë fatale për të moshuarin i cili ka ndërruar jetë mënjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë si dhe grupi hetimor ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë pikërisht prerja e rrugës nga i moshuari automjetit.
Efektivët e policisë kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit në komisariat për veprime të mëtejshme deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 60-vjeçari.