Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ati i Shenjtë Papa Françesku i ka bërë një dhuratë të veçantë Shqipërisë, duke dekretuar 5 nëntorin si datë të lumturimit të 38 martirëve të fesë, pikërisht 2 muaj pas ceremonisë së shpalljes shenjt të Nënë Terezes që do të mbahet këtë shtator në Vatikan.
Por edhe më i veçantë bëhet ky moment për kombin shqiptar, pasi vendi i përzgjedhur për shpalljen e tyre të lumë do të bëhet nga Shkodra, qyteti i cili më së shumti vuajti persekucionin e egër të regjimit komunist, e që i dha pjesën më të madhe të martirëve kësaj toke.
Lajmin e dha vetë kreu i Konferencës Ipeshkvnore imzot Angelo Massafra nga sheshi i katedrales së ?Shën Shtjefnit? ku do të mbahet kjo ceremoni, ndërsa mesha do të kremtohet nga kardinali Angelo Amato, prefekt për çeshtjen e shenjtërve.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/38-martiret-shqiptare-do-te-lumturohen-me-5-nentor-ne-shkoder/