Me një lëvizje të papritur, qeveria shqiptare ka lënë në heshtje të gjitha planet e mëparshme për zhvillimin e porteve të Durrësit, Vlorës apo Shëngjinit drejt standardeve të qendrave të mëdha portuale të vendit, apo pika fundore të Korridorit VIII Pan-Evropian. Zhvillimi i tyre i mëtejshëm nuk përjashtohet, por e gjithë vëmendja duket se do të përqendrohet më tej në realizimin e një mega-projekti ?Morgan?, të panjohur nga publiku i gjerë deri tani dhe të propozuar nga privatët, që parashikon krijimin e një super-porti të ri në Karpen, në bregdetin e Kavajës. Objekt, që do të shoqërohej edhe nga një TEC i madh me gaz, një stacion rigazifikimi, si dhe nga një zonë ekonomike prej 1.700 hektarësh.