Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sikundër dhe ishte lajmëruar një ditë më parë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme, pas thirrjes së organit të akuzës lidhur me padinë e ngritur ndaj tij nga KLD.
Tahiri e bëri në këmbë rrugën deri tek Prokuroria. Edhe pse ishte thirrur në orën 11:00, ai mbërritu gjysëm ore përpara.
Ministri i Brendshëm do pyetet për deklaratat ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.
KLD kërkoi nga Prokuroria që Ministri të ndiqet penalisht për disa akuza në lidhje me kanosjen, fyerjen, intimidimin dhe denigrimi e gjyqtarit Arjan Aliaj dhe gjyqësorit në tërësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-neser-ne-prokurorine-e-pergjithshme-per-akuzat-ndaj-gjyqtarit-aliaj/