Report TV - Aksidentoi për vdekje nënën e 2 fëmijëve,gjykata burg 20-vjeçarit

Report TV 2016-09-19

Views 0

20-vjeçari Andrea Mamollari i cili vetëm dy ditë më parë aksidentoi për vdekje Dhurata Dokun, doli sot para gjykatës për akuzën e ?Shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor? ku trupi gjykues ka vendiosur që ai të lihet në burg.

Trupi gjykues dha këtë masë sigurie, ndërkohë që Prokuroria kërkoi "Arrest me burg".

Memollari goditi për vdekje me automjetin e tij 45-vjeçaren Dhurata Doku, nënë e dy fëmijëve, në mes të rrugës në rrugën ?Jordan Misja?. Ai ishte duke ecur në rrugë, ndërkohë që gruaja ka mbrojtur me trupin e saj dy fëmijët.

Derjtuesi i automjetit në vend që të ndalonte dhe t'i jepte ndihmën e parë të aksidentuarës, xhiroi gomat mbi trupin e të ndjerës dhe iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ai u arrestua nga policia rreth orës pas ngjarjes së rëndë. Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu, Memollari ka deklaruar se në momentin e aksidentit ka qenë duke folur në telefon.

Share This Video


Download

  
Report form