http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si kjo kulle vrojtimi jane edhe kater te tjera pergjate vijes liqenore nga Pogradeci ne Tushemisht. Por te gjitha jane jashte funksionit, pasi mungojne vrojtuesit. Bashkia thote se nuk mund te punesoje roje pasi nuk mund te siguroje mjetet e duhura: kater dylbi, nje varke dhe kostumet e zhytjes. Qytetaret thone se as policia kufitare nuk duket ne liqen per te keshilluar apo ndaluar ata qe shkojne ne thellesi. Keto jane vija kufizuese per plazhistet ne disa plazhe te huaja. Ndersa kjo eshte pamja ne liqenin e Pogradecit. Mungesa e tyre shton rrezikun per pushuesit. Keshtu ndodhi dy vjet me pare, kur dy te rinj moren nje varke dhe teksa laheshin disa qindra metra larg bregut, u mbyten pa patur mundesi te merrnin asnje ndihme. Autoritetet vendore kane mbetur vetem tek fjalet. Ne bashki premtojne se do te gjejne paisjet per vrojtuesit, por pa asnje afat konkret. Edhe policia kufitare nuk kryen patrullime, duke i lene mijera pushues ne meshire te fatit.