Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shfuqizimi i ligjit për rritjen e nivelit të kontributeve shoqërore për profesionet e lira pritej pasi ishte një vendim arbitrar i qeverisë. Kështu mendon eksperti Zef Preçi dhe argumenton se këto profesione u ndëshkuan nga kjo masë.
Preçi: Qeveria duhet të heqë dorë nga mekanizmat arbitrarë, arrogantë, administrativë që i imponon biznesit në marrëdhëniet e saj me të.
Preçi i kërkon qeverisë që të gjej masa të tjera për të rritur kontrollin ndaj biznesin duke shmangur rruge te tilla represive.
Preçi: Ne duhet të mësohemi me një kulturë qeverisje tjetër me më pak arrogancë dhe me më pak instrumente të ndërhyrje shtetërore në ekonomi. Natyrisht, problemi i referencave në tërësi, qoftë në paga, qoftë në çmime, qoftë në dogana, ka qenë një mekanizëm i cili është adoptuar në kohën kur shteti kishte një nivel shumë më të ulët se sot u funksionimit.
Se çfarë do të ndodhë me paratë e paguara tashmë duhet të pritet vendimi i zbardhur I gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/preci-qeveria-ndeshkoi-profesionet-e-lira-shfuqizimi-i-pritshem/