Report TV - Fotoja me Obamën, Duma: Prokuroria të hetojë Edi Ramën

Report TV 2016-09-19

Views 0

Partia Demokratike vijon këresën e saj drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë mbi krimin federal të konsumuar nga Edi Rama, duke investuar 80 mijë dollarë , me të cilat bleu foton me Presidentin amerikan Barack Obama. PD i ka kërkuar Ramës të tregojë burimin e këtyre parave, të cilat u futën në fushatën presidenciale në SHBA.

Në këtë momente të rëndësishme kur flitet për drejtësi, përgjegjësi, llogaridhënie, prej 20 ditësh, Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim, edhe pse gjendet publikisht nën akuzë se ka investuar me 80 mijë dollarë një krim federal në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi, tre ditë më parë, Fox Neës, duke raportuar mbi këtë skandal, arriti në konkluzionin se pikërisht Edi Rama ka siguruar paratë për Bilal Shehun, i cili u përdor për t?i mundësuar shefit të rilindjes një foto me Obamën, foto që u përdor më pas në fushatë.

Në një dalje për mediat sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma tha se Rama ka detyrimin e përgjegjësinë publike të tregojë burimin e parave me të cilat bleu foton me Obamën.

Share This Video


Download

  
Report form