Report TV - Rama mbledh Kryesinë e PS 4 ditë para votimit të reformës

Report TV 2016-09-19

Views 1

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në rezidencën qeveritare në Durrës një takim me anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste, që përbëhet nga ministra, deputetë dhe kryebashkiakë.

Report Tv mësoi se i pari në takim ka mbërritur Saimir Tahiri, ndërsa mes të pranishmëve ishin kryetari i grupit, Gramoz Ruçi dhe kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Vangjush Dako, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste.

Në fokus të këtij takimi mendohet se ishin zhvillimet e fundit politike në kuadër të reformës në drejtësi, teksa takimi vjen në një moment kyç, pasi të hënën pritet që kryeministri të takohet me kreun e Kuvendit, ambasadorët e SHBA dhe BE dhe kreun e PD pas ftesës së Metës.

Një tjetër pikë që u diskutua në takimin e sotëm në rezidencën qeveritare në Durrës mes kreut të ekzekutivit dhe Kryesisë së PS ishe edhe propozimi i kryetarit të Kuvendit dhe njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta për qeveri ekspertësh dhe zgjedhje pas miratimit të Reformës në Drejtësi në 21 Korrik.

Share This Video


Download

  
Report form