Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish ministri i Punës Spiro Ksera rrezikon të dënohet me 2 vjet burg. Të paktën kjo është pretenca e prokurorisë e lexuar në seancën e sotme gjyqësor.
Ish-ministri i Punës, akuzohet për veprën penale të ?vjedhjes duke shpërdoruar detyrën? dhe është gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar , prandaj ai përfiton uljen e 1/ 3 së dënimit. Kështu nga 3 vjet burg që prokuroria kërkoi në fillim i ul 1/3 e dënimit dhe si përfundim kërkon dënimin me 2 vjet burg.
Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.
Së bashku me të në gjykim të shkurtuar u gjykuan edhe katër ish vartës të akuzuar me të njejtën akuzë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-kerkon-3-vjet-burg-per-ish-ministrin-spiro-ksera/