Kthehet gjyqtarja Majlinda Andrea - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjyqtarja, Majlinda Andrea, e cila u pezullua nga detyra per akuzën e korrupsionit, u rikthye në Shqipëri. Mësohet se gjyqtarja u kthye me traget ne portin e Durrësit, përmes linjës Bari-Durrës, por sipas policisë, ajo nuk shoqërohej nga bashkëshorti i saj Odhise Andrea, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg. Andrea akuzohet se nëpërmjet bashkëshortit te saj, mori ryshfet 50 mije euro qe te vendoste ne favor te nje familje per çështjen e pronësisë, në zonën e Butrintit në Sarandë. Paratë, sipas akuzës, janë dhënë në formë borxhi nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët ishin përfitues të pronës. Prokuroria dyshon se paratë janë dhënë me qëllim për të ndikuar në dhënien në favor të tyre të vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa ndërmjetësi i kësaj çështjeje është identifikuar Petraq Dashi. Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në ?fazën e studimit? në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me bashkëshortin e gjyqtares. Për dhënien e vendimit nevojitej një sasi prej 50 mijë eurosh, të cilat i janë dhënë Andreas nëpërmjet Petraq Dashit. Ky ia ka dorëzuar paratë bashkëshortit të Andreas, ndërsa një ditë më pas me datë 12 korrik 2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Share This Video


Download

  
Report form