Report TV - "Fëmijëve me aftësi të kufizuar do u hiqet pagesa prej 9700 lekë"

Report TV 2016-09-19

Views 1

Një projektligj i ri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale parashikon që fëmijëve me aftësi të kufizuar t?u hiqet pagesa prej 9700 lekësh që marrin në muaj.

Sipas projektligjit kjo pagesë do konvertohet në shërbime. Por sipas Shoqatës ?Down Sindrom? heqja e pagesës është një problem i madh për prindërit.

Mirela Juka koordinatore e kësaj shoqate thotë se nuk ka ambiente që fëmijët me aftësi të kufizuar të marrin shërbime.

Juka shprehet se prindërit tashmë duhet të lënë punën për t?u kujdesur për fëmijën e tyre deri në moshën 2 vjeç dhe në këtë rast nuk do marrin as pagesën.

Gjithashtu ky projektligj është kundërshtuar edhe nga shoqatat e tjera të aftësisë së kufizuar.

Kjo për shkak se ul pagesën për disa kategori, aq sa është pensioni social, pra 6750 lekë, ndërkohë që tani masa e pagesës është më e lartë.

Share This Video


Download

  
Report form