Ora News- Lubonja: E gjithë kjo zhurmë s'ka të bëjë me drejtësinë, por është një luftë politike

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 1

Analisti i njohur Fatos Lubonja komenton situatën politike tre ditë nga 21 korriku 2016, afati për të votuar reformën në drejtësi i trumbetuar me forcë dhe nga ndërkombëtarët.

Lubonja vijon t'i qëndrojë mendimit se e e gjithë kjo zhurma e reformës për drejtësi nuk ka të bëjë me drejtësinë, por është një luftë politike, ose pretekst për luftë politike, për larje hesapesh mes forcave politike.


Gazetarja: PD dhe LSI kanë shprehur vullnet për arritjen e një konsensusi. Kryeministri është gati për miratimin. Si e shihni ju përpjekjen e klasës politike: serioze apo zvarritje?

Fatos Lubonja: Unë i qëndroj mendimit se e gjithë kjo zhurma e reformës për drejtësi nuk ka të bëjë me drejtësinë, por është një luftë politike, ose pretekst për luftë politike, për larje hesapesh mes forcave politike. Kjo që po ndodh më jep të drejtë, se nëse ishte fjala për të mirën e Shqipërisë që të arrihej, një konsensus që Shqipërinë do ta fuste në Europë dhe do bëhej një hap, se s?besoj se ka njeri që të besojë se drejtësia do të vendoset me sot nesër, por do të bëjë një hap që do pasohet nga akte nënligjore që do aprovohen dhe me zgjedhjen e personave etj, pra mendoj se mund të ishte arritur konsensusi.

Por më shumti tentohet të bëhet një luftë për pushtet, në kuptimin kush e do e kush nuk e do Amerikën, kush e do e nuk e do më shumë reformën në drejtësi, dhe në këtë aspekt kanë ngelur në diçka banale që më kujton një thënie të vjetër debatet mbi seksin e ëngjëjve që bëheshin në mejsetë. S?bëhej fjalë për seksin e ëngjëjve por për luftën për pushtet midis franksioneve të ndryshme. Kjo është një luftë për pushtet që ka nisur prej koësh mes Edi Ramës, që kërkon të çlirohet nga Ilir Meta, por sigurisht dhe lufta me opozitën, dhe opozita me maxhorancën dhe në këtë luftë ky është një nga pikat kulmore, por që do vazhdojë edhe sikur të aprovohet ose jo reforma

http://www.oranews.tv/vendi/fatos-lubonja-jo-perplasje-per-drejtesine-por-lufte-politike/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS