Report TV - Operacioni “Epilog” 170 vite burg për 17 shpërndarësit e kokainës

Report TV 2016-09-20

Views 2

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për 17 nga 27 anëtarët e grupit të shpërndarjes së drogës arrestuar nën operacionin e koduar ?Epilog? dhe kërkon 170 vite burg për ta.

Sipas hetimeve ky grup i arrestuar nëntorin e vitit 2015 shpërndanin drogën në zonat si ish Blloku, Rr, Elbasanit, Pallatet e njohura si Lulishtja 1 Maji, Qytet Studenti, me një xhiro mujore 50 mijë euro.

Të veçuar nga njëri tjetri për të mos u identifikuar asnjëherë lideri i grupit dhe bashkëpunimi mes tyre, këta shtetas thotë prokuroria paçka se tregtonin drogën secili për llogari të vetë në fund ishin të lidhur.

Veç arrestimit të personave të dyshuar policia mundi të zbulojë dhe laboratorin e përpunimit të kokainës ku me përzierës duke përdorur dhe paracetamolin sasia dy dhe trefishohej për çdo dozë deri sa shitej.

Në hetim dhe gjatë gjykimit, Prokuroria e Tiranës arriti të provonte se anëtarët e këtij grupi funksiononin në bazë të hierarkisë, me role të ndara: furnizues, transportues, shpërndarës.

Dënimet më të mëdha akuza i ka kërkuar për Julian Bushati me 14 vite, Alfred Naco 13 vite, Armando Murati 12 vite.
Për pjesën tjetër janë kërkuar dënime nga 11vite dhe deri në dy vite për Indrit Sallahun që akuzohet për mos kallëzim krimi.

Pas 4 seancave për këtë grup kriminal të trafikut të drogës prite vendimi i treshes gjykues drejtuara nga gjyqtari Arjan Kaliaj.

Share This Video


Download

  
Report form