http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup intelektualësh i kanë drejtuar një thirrje publike ligjvënësve shqiptarë qe të votojë reformën në drejtësi. Në peticionin, që si nismëtar pati shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli, thuhet se kjo është reforma më e rëndësishme që po bëhet në Shqipëri që nga përmbysja e regjimit komunist. Një ndër firmëtarët e këtij peticioni, historian Pëllumb Xhufi, thekson rëndësinë e votimit të refromës, e cila do pastrojë drejtësinë nga të korruptuarit. Ai thotë se të gjithë ata deputetë që nuk do respektojë vullnetin e popullit për reformimin e drejtësisë, do të kenë pasoja të rënda. Në peticionin e tyre, intelektualët theksojnë bindjen se reforma të miratohet, pasi moment është tani, pasi këtu ndahet e shkuara me të ardhmen dhe se vendit i hapet perspektiva evropiane.