Arjan Aliaj dëshmon në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 40 minuta gjyqtari Arjan Aliaj dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, mbi akuzat e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtuar tij. Gjyqtari që pezulloi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako e dy efektivë të tjerë të policisë, mësohet se ka thënë para prokurorëve se ka zbatuar ligjin në dhënien e masës, ndërkohë që nuk ka asnjë njohje me ministrin e brendshëm. Burime pranë organit të akuzës thanë se gjyqtari Aliaj i ka cilësuar akuzat publike të Saimir Tahirit jashtë çdo standardi etik, ndërsa puna e tij si gjyqtar vlerësohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Disa ditë më parë për kallëzimin e bërë nga KLD dëshmoi dhe ministri i brendshëm. Saimir Tahiri tha se i qëndron akuzave për gjyqtarin Aliaj, i cili sipas Tahirit jo vetëm që ka liruara vrasës e përdhunues nga salla e gjyqit, por së fundmi ka dhënë një vendim për një çështje pronësie, duke përfituar dhe vetë një vilë trekatëshe.

Share This Video


Download

  
Report form