Ora News – Xhafaj dhe Manjani përplasen për email-in, ministri: Po e keqpërdor fjalën time

Ora News Lajme 2016-09-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 11:00 Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se kërkesa e tij për të mbledhur grupin negociator është injoruar, pothuajse nga të gjithë, dhe i kërkon kryetarit të komisionit Fatmir Xhafaj të mos e përdorë si alibi për mos kryejen e detyrës kushtetuese.
Por në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Xhafaj përmendi një email nga ministri Manjani, ku ndër të tjera kërkonte mbledhjen e grupit të negociatorëve pasi nuk ishte dakord.
Menjëherë pas kësaj deklarate, reagoi edhe ministri Manjani, i cili tha se Xhafaj po keqpërdor fjalët e tij si alibi për moskryerjen e detyrës kushtetuese.
Xhafaj: Është e vërtetë që mua më ka ardhur një email, por është pjesërisht e vërtetë ajo që tha Vasili, sepse po në të njëjtin email, negociatori i Zotit Vasili i ka kërkuar të mblidhen grupit të negociatorëve sepse ai nuk ishte dakord. Unë zakonisht nuk lexoj emaile në publik, por po e mbaj këtu dhe po e mbyll këtu. Nëse Vasili nuk e ka këtë email unë me shumë respekt mund tja vendos në dispozicion qëndrimin e negociatorit të tij. Në këto kushte unë nuk mund të bëhesha palë për të ndërprerë një negociatë politike, sepse nuk mund të përfshihet komisioni në një negociatë politike.
Manjani: Nuk e di unë se për çfarë është rënë dakord. Unë dua të bëj një deklarim para jush se ato që dëgjova publikisht nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi në lidhje me një e-mail timin janë shpifje shumë të rënda. E papranueshme të paktën për mua. Sepse z. Kryetar e ka marrë dje një e-mail, jo nga unë, por nga Misioni OPDAT dhe ai e-mail ishte mjaftueshëm që ai të mblidhte komisionin. Tani përgjegjësinë për mosmbledhjen e komisionit ai nuk mund ta kërkojë tek unë. Sepse e-maili im ose përgjigjja ime për negociatorët dhe për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë komunikim, përfshirë dhe z. Xhafaj, ka qenë në tekst kjo që po ju them:
Unë nuk e di se për çfarë rishikimi të tekstit ju keni rënë dakord. Ka shumë ndryshime nga ajo që kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord ditën e hënë sepse ka ndryshime. Teksti pretendon që ka ndryshime të propozuara nga zyra e Kryeministrit të cilat nuk janë kjo thelbi i gjësë. Kërkesa ime për negociatorët për t?u mbledhur është injoruar dhe ju e dini pasi unë kam dalë para jush dhe kam thënë që jam në Kryesinë e Kuvendit dhe pres që të mblidhemi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-xhafaj-po-keqperdor-fjalet-e-ministrit-te-drejtesise/

Share This Video


Download

  
Report form