http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak para hapjes së seancës në Kuvend për votimin e reformës në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike i ka konsideruar mashtrime pretendimet se PD ka nxjerrë kushte te reja të ri. Sipas Bashës, kreu i komisionit te posacem Fatmir Xhafaj e ka pranuar se drafti zyrtar nuk përfshin rekomandimet e zonjës Nuland dhe te komisionerit Hahn, draft të cilin PD nuk e ka pranuar më parë. Basha tregoi edhe një deklaratë të bërë prej tij përpara se marrëveshja të arrihej, ku ai fliste për aplikimin e formulës se Vetingut në të 4 institucionet e drejtësisë.