Report TV - Basha: Konsensusi, ogur i mirë për Shqipërinë

Report TV 2016-09-20

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas miratimit të Reformës në Drejtësi është shprehur se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një ogur i mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

"Paketa kushtetuese kaloi me votat e deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës, ky është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve për drejtësinë e standardit evropian, për drejtësinë e aksesit të barabartë, dhe jo sipas kufirit të vendosur me të padrejtë nga politika. Çdo përgjegjësi merret vetëm kur shoqërohet me llogaridhënie. Kjo është një beteje që duhet të bashkonte shqiptarët më shumë se një vit më parë, por kjo betejë u inponua, pasi u konceptua si politike. Ata që nuk e deshën opozitën në këtë proces dhe që bënë gjithçka për damkosjen procesit. Ne ishim në këtë betejë në emër të çdo qytetari në opozitë dhe në qeveri. Opozita luajti një rol qëndror kundër kapjes së sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi dhe vota e PD janë realitet, bazuar mbi një draft të aprovuar nga Komisioni i Venecias. Falenderoj ambasadorët Lu dhe Vlahutin, me të cilët debatet kanë qenë jo të pakta dhe të nxehta?, u shpreh ndër të tjera Basha.

Share This Video


Download

  
Report form