Report TV - Ç'parashikon formula e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP?

Report TV 2016-09-20

Views 2

Pas rreth 7 orë negociata, Partia Demokratike pranoi propozimin e ri të ambasadorëve të SHBA dhe BE.

I gjithë debati ishte për zgjedhjen e anëtarëve për dy institucionet e reja që krijohen nga reforma, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dhe zgjidhja erdhi vetëm pasditen e kësaj të enjte nga kryesia e Kuvendit ku u zhvilluan negociatat e stërzgjatura mes ambasadorëve Lu e Vlahutin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Varianti final parashikon vetting përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i cili ka rol rekomandues, dhe marrëveshja e arritur për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të tjera të drejtësisë është e njëjtë me atë të Vettingut.

Kësisoj, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita.

Kandidati duhet të marrë 4 vota. Në qoftë se krijohet ngërç dhe Kuvendi nuk i zgjedh dot kandidatët në dy raunde, atëherë përzgjedhja bëhet me short. Kjo pikë cilësohet si pika e kontestuar nga Partia Demokratike, por që u tërhoqën pas negociatave të gjata.

Share This Video


Download

  
Report form