Report TV - Ngujohet familja me 9 anëtarë pronarët i marrin shtëpinë

Report TV 2016-09-20

Views 0

Një familje me 9 anëtarë është ngujuar në banesën që jeton prej vitit 1951.

Shkak është bërë një vendim gjykate, i cili i kalon banesës një tjetër familje e cila ka pretenduar pronësinë mbi këtë truall.

Në momentin që përmbarimi ka shkuar për të ekzkeutuar vendimin, familjarët janë mbyllur brenda, ndërsa njëra prej anëtarëve Mira Sadiku është ngjitur mbi cati, duke mbajtur edhe një thikë në dorë.

Pjesë e kësaj familje është edhe e moshuara që i ra të fikët një ditë më parë, në protestën për miratimin e reformës në drejtësi.

Familja Sadiku pretendon se kjo banesë është në pronësi të shtetit dhe jo të pronarëve që kanë fituar gjyqin

Ndërkohë Remzi isufi, i cili ka fituar gjyqin thotë se shtëpia është e tij

Përmbarimi ka tentuar të hyjë brenda, por e ka pasur të pamundur, pasi nuk kanë thyer dot derën kryesore, por edhe për shkak se familjarët kanë kundërshtuar me forcë.

Në fund policia dhe përmarimi janë larguar, duke mos e ekzekutuar vendimin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS