Prokuroria administron nje video të re që tregon veprimet e abuzimit me detyrën dhe braktisjen e shërbimit të sigurisë së punonjësve të aeroportit ?Nënë Tereza?, në momentin kur grabiten gati 1 milion euro. Ajo tregon se jo të të gjithë shërbimet e sigurisë së kompanisë ?ICTS Albania? kanë qënë në detyrë. Videoja e re tashmë është administruar në dosje si provë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila do përdoret në gjykatë për të provuar akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? si disa prej punonjësve të arrestuar për këtë çështje.
Në pamjet filmike, dy nga punonjësit e sigurisë së pistës së aeroportit ?Nënë Tereza? vetëm pak minuta para se të hynte makina e kuqe e grabitësve,janë larguar nga shërbimi. Nga verifikimi me imtësi i këtyre pamjeve filmike, punonjësit e sigurisë kthehen sërisht në shërbim, por në duar mbanin një qese, në të cilën kishin futur byrek. Një fakt i tillë është pranuar dhe nga marja në pyetje e këtyre punonjësve të cilët kanë pranuar se janë larguar nga shërbimi, pasi ishin larguar të blinin diçka për të ngrënë, për shkak të orarit të drekës.