Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qëndrimi për reformën në drejtësi e afroi PD me LSI, të cilat bashkëqeverisën nga viti 2009-2013. Por, sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e dytë në kualicionin qeveritar, duke njoftuar se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshme.
Ristani: Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë.
Në studion e Ora News, Ristani tha se beteja e radhës e opozitës do të jenë zgjedhjet e parakohshme, proces që sipas tij do të përgatitet nga një qeveri teknike.
Ristani: Për PD, qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-ska-koalicion-me-lsi-bashkepergjegjese-per-keqqeverisje/