Report TV - Goxhaj: Dy personat kanë pasur konflikte të hershme me njëri-tjetrin

Report TV 2016-09-20

Views 0

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar në një lidhje telefonike për Report Tv se dy personat e konfliktuar ditën e sotme në ambientet e brendshme të spitalit, kanë pasur probleme të mëhershme me njëri-tjetrin. Sipas tij, viktima dhe i plagosuri janë të dy pacientë të hemodializës.

"Dyshohet se dy qytetarë që bënin dializën pranë Spitalit kanë qenë në konflikt dhe njëri prej tyre ka shfrytëzuar ambientet e spitalit për të dëmtuar tjetrin. Në momentin që dhoma e Hemodializës është përfshirë nga flakët, personi që donte të digjte tjetrin është futur në dhomë ku edhe është djegur", u shpreh Goxhaj.

Personi tjetër i cili mbeti i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës ku mësohet është jashtë rrezikut për jetën.

"Pacienti që mbeti i plagosur është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën", tha ai.

Goxhaj tha se ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme për neutralizimin e flakëve. "Situata është normalizuar, zjarri është shuar në kohë dhe shërbimi i zjarrfikëses është larguar nga vendi i ngjarjes".

Kreu i shërbimit të zjarrfikëses theksoi gjithashtu se spitali disponon pajisjet e duhura për shuarjen e flakëve, por zjarri ka rënë në një zonë ku rrezikshmëria e pajisjeve është shumë e lartë.

Share This Video


Download

  
Report form