Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se nga zjarri në Spitalin Amerikan ka humbur jetën një person. "Ka një fatalitet, por do t'ia lëmë organeve të drejtësisë të hetojë shkaqet e kësaj ngjarje. Sigurisht që ne do të zhvillojmë një hetim administrativ", u shpreh Beqaj.
Ministri theksoi se dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe bëhet fjalë konkretisht për autorin e zjarrvënies dhe pacientin tjetër të cilit ai donte t'i vinte flakën. "Dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin mjekimin përkatës".
"Të tjerët me dëmtime të lehta. Janë të dëmtuar edhe dy infermierë që kanë qenë duke kryer shërbimin ndaj pacientëve. Janë treguar shumë të zotë duke ndihmuar pacientët që të hiqnin pacientët për të dalë jashtë sallës", tha Beqaj.