Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi sot në parlament se PD u detyrua të votojë reformën në drejtësi.
Tahiri deklaroi se PD nuk e do reformën në drejtësi, por u detyrua që ta votojë me pahir. Ai iu drejtua opozitës, duke thënë se nuk mund të vini këtu dhe të deklaroni se ju jeni fituesit, pasi fitues të vetëm janë shqiptarët.
?Prokurorët dhe gjyqtarët për 25 vite me radhë, nën çekiç bëjnë llogari për ti rënduar qytetarëve. Ajo që sot është e qartë dhe që s?ka dyshim asnjë qytetarë, është s cilët nga ky parlament se cili ishte kundër dhe pro. Pyesni se kush e donte reformën në drejtësi. Për një Saliu kishte për një gjë të drejtë; se ju u detyruat të votonit reformës. Armët i keni nga ky këtu (Berisha). Askush nga ju nuk fliste kur ndodhi ngjarja në Gërdec. Ja kjo është drejtësia që kërkoni ju për ti dhënë mundësi gjyqtarëve. Ju thoshit se ne do kapim sistemin gjyqësor. Po a ju kujtohet se s thoshte ish-kryeministri, dhe na kujtonte se si të lanim gojën kur përmendim emrin Gjin Gjonit? Ja pra kjo është reforma në drejtësi që nuk donit ju. Ju nuk doni që drejtësi të bëhet pavarësisht të gjithave. Ju u detyruar dhe e votuat me pahir reformën në drejtësi dhe s?mund të vini këtu e të bëni përralla se fituat ju. Jo mo jo, fituan qytetarët.