Report TV - Shitet Lotaria Kombëtare për 1 €, borxhet arrijnë në 6.5 mln €

Report TV 2016-09-20

Views 2

Lotaria kombëtare është shitur për një euro. Kjo për shkak të humbjeve të forta që ka akumuluar kompania gjatë tre viteve të operimit të saj, të cilat arrijnë në 6.5 milionë euro.

Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft, kompania austriake që mban prej vitit 2012 këtë koncesion, ia ka shitur 100% të aksioneve një tjetër kompanie austriake.

Ajo quhet ?Novamatic Gaming Industries dhe është prezente në shqipëri përmes disa biznesesh lojërash fati: Astra Albania SH.A; Adriatik Game SH.A; dhe Albaten Sh.p.k.

Koncesioni i organizimit të Lotarisë Kombëtare ju dha kompanisë austriake nga Qeveria Berisha më 17 shtator 2012, mes akuzave të ashpra nga opozita e atëhershme. Por gjatë tre viteve të operimit të saj, nuk gjeti shtrirjen e nevojshme në tregun shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form