Si të aplikoni për shkollë të lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Arsimit publikon skemën e aplikimit te maturanteve per ne universitete. Para hedhjes se degës, zgjedhjes se shkollës se larte, nëse do te jete publike apo private, kandidatet detyrimisht duhet te kryejnë procesin e pagesës se gjithë procesit. Nga kjo e mërkure deri ne datën 29 korrik, maturantet edhe ata me mesatare nen notën 6, duhet te paguajnë tarifën 2 mije leke te rinj pranë çdo banke. Fatura e pagesës do te jete edhe çelësi i hapjes se procesit te aplikimit. Zv/ministria Nora Malaj sqaron me detaje se si duhet te veprojnë ne ketë faze maturantet apo prindërit e tyre. Te gjithë kandidatet qe kane mbyllur pagesën dhe u jane dërguar te dhënat e notave ne Agjencinë Kombëtare te Provimeve nis faza tjetër. Nga data 1 gusht deri ne 10, përmes internetit apo telefonit, nga çdo vend apo qytet maturantet plotësojnë 10 preferencat e tyre per shkolle te larte. Te dhënat e kandidateve shqyrtohen individualisht nga çdo universitete ku ata kane aplikuar. Ne datën 5 shtator institucionet e arsimit te larte, publik dhe privat shpallin listën e fituesve. Deri ne 20 shtator maturantet fitues duhet te regjistrohen per t?i hapur rruge raundit te dyte te plotësimit te vendeve bosh. Zv/ministria e Arsimit përjashton mundësinë qe me ketë formule ne universitete te hyjnë apo te pranohen jashtë skeme kandidatet me mesatare nen notën 6, pasi pa numrin e matrikulimit, qe per çdo nxënës është unik dhe e zotëron Ministria e Arsimit, ata nuk mund te vijojnë studimet pa kryer procesin si gjithë kandidatet e tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS