PD: Anulojmë koncesionin për rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka denoncuar skandalin me koncesionin e mirëmbajtjes se rrugës se Kombit, duke paralajmëruar se do ta anuloje ate kur te vije ne pushtet. Ndërsa ka akuzuar qeverinë se i ka vendosur çdo shqiptari nje takse te re prej 10 eurosh, deputetja Jorida Tabaku ka theksuar se qeveria ka vendosur këtë nivel takse, 33 përqind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar ekspertët.?Një aferë e pastër me miliona euro çdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës, kjo, shtuar subvencionit prej 5,6 milionë euro cdo vit që do të japë shteti. Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për çfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?! Partia Demokratike i siguron qytetarët shqiptarë se do ta anulojë këtë koncesion të dyshimtë, këtë taksë të papërballueshme për jetën e tyre.?Sipas PD përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet Shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form