Report TV - Pas Rrugës së Kombit, ja 7 akset e tjera rrezikojnë të bëhen me pagesë

Report TV 2016-09-20

Views 0

Rruga e Kombit nuk do të jetë e vetmja që do të bëhet me pagesë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përzgjedhur për llogari të Qeverisë Shqiptare 8 segmentet më të përshtatshme për t?u dhënë me koncesion dhe tarifat përkatëse për kalimin e tyre

Përveç Rrugës së Kombit, edhe 7 segmente të tjerë rrugorë mund të bëhem me pagesë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përzgjedhur për llogari të Qeverisë Shqiptare segmentet më të përshtatshme për t?u dhënë me koncesion dhe tarifat përkatëse.

Në studim BERZH rekomandon që tarifa minimale të jetë 0,005 euro cent, ndërsa maksimalja 0,035 euro cent për kilometër. Dokumenti rekomandon zbatimin e menjëhershëm të procedurës së dhënies me koncesion të segmenteve Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan, ndërkohë që u zgjodh para pak ditësh dhe grupi i shoqërive që do mirëmbajë dhe shfrytëzojë për 30 vite Rrugën e Kombit.

Në fazën e dytë propozohet tarifimi i segmentit Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier. Kostot e kalimit në rrugën Levan ?Vlorë mendohet të 0,121 deri 0.847 euro cent, ndërsa në rrugën Durrës¬ Fier pagesat variojnë nga 0,341 në 2,387 euro cent. Për zbatim në fazën e tretë rekomandohet taksimi për rrugën Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë ? Hani i Hotit.

Share This Video


Download

  
Report form