Report TV - Lezhë, vaksinimi për sëmundjen e gjedhit, Lleshi: Të pengojmë lëvizjen

Report TV 2016-09-20

Views 2

Të gjitha fermat e qarkut të Lezhës do ti nënshtrohen proçesit të vaksinimit për sëmundjen e gjedhit.

Ky proçes ka nisur fillimisht në fshatin Dajç, duke vaksinuar të gjitha bagëtitë që janë të rrezikuara.

Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi ka bërë të ditur se rreziku i kësaj sëmundje ende nuk ka kaluar, ndaj sipas tij është e nevojshme pengimi i lëvizjeve të kafshëve.

Specialistet veterinar ju kanë bërë thirrje të gjithë fermerëve që të mos hezitojnë për vaksinimin e kafshëve , pasi vaksina jep rezultate.

Ministria e Bujqësisisë ka sjellë 1400 dozat e para të vaksinave për qarkun e Lezhës, të cilët do të përdoren për 1400 krerë gjedhi.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se tregu i gjësë së gjallë në Milot do të vijojë të jetë sërish i mbyllur për një afat të pacaktuar.

Share This Video


Download

  
Report form