Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorët e SHBA dhe BE-së vijojnë takimet për reformën në drejtësi. Hapi tjetër i rëndësësishëm është miratimi i pr/ligjit për vettingun të cilin ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e tij sa më parë.
Fillimisht në orën 11:00 ishte ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin e cila hyri në kryesinë e Kuvendit për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Më pas në orën 11:30 minuta në kryesinë e Kuvendit është parë të hyjë ambasadori Donald Lu. Gazetarët informojnë se po zhvillon një takim me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Pas miratimit të paketës kushtetuese mëngjesin e 22 korrikut, tashmë diplomatët po angazhohen fuqishëm për të miratuar paketën e 7 ligjeve që bëjnë të mundur ngritjen e institucioneve të reja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-ne-aksion-per-7-ligjet-e-drejtesise-takim-me-meten/